Rikujtim i simulimit më të keq në botëror, Rivaldo vs Alpay (VIDEO)

Futboll 31 Maj 2018 22:18

Në vitin 2002, në gjysmëfinale të Kupës së Botës, u takuan Brazili dhe Turqia. Përfaqësuesja e Turqisë kishte qenë e shkëlqyeshme në Korenë Jugore dhe Japoni duke arritur deri në gjysmëfinale të turneut. Brazili po ashtu kishte qenë fantastik, me Rivaldo, Ronaldinhon dhe Ronaldon, përbënin sulm të rrezikshëm për çdo skuadër atë kohë.

Brazili – Turqi, kjo ndeshje ishte dramatike, që nga fillimi i takimit. Turqi nuk ishte frikësuar aspak ndaj Yjeve të Brazilit dhe në fundit e pjesës së parë ka shënuar gol nëpërmjet Hasan Sas. Në pjesën e dytë ishte zgjuar Brazili duke barazuar fillimisht rezultatin me Ronaldon, në minutën e 87-të është gjykuar në të mirë të Brazilin, me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq Alpay.

Rivaldo kishte shënuar nga penalltia për 2-1. Në fundin e ndeshjes pikërisht Rivaldo po bëhej gati të ekzekutonte nga këndi kur në tentim për të dhënë topin, Alpay kishte goditur më shumë fuqi e që përfundoi në gjurin e Rivaldos. Ai është shtrirur se është goditur në fytyrë dhe në këtë moment vjen gjyqtari i takimit që e përjashton nga ndeshja Unsalin.

Rikujtojeni këtë rast në gjysmëfinale të Kupës së Botës:

Momentet më të ndritura të kësaj ndeshje:

-->