Ring Magazine tërheq çmimin për Furyn

Boks 01 Shkurt 2018 13:02

Boksieri britanik Tyson Fury, pritet të rikthehet në ring gjatë këtij viti pas më shumë se dy vitesh pushim.

Fury ka dorëzuar titujt zyrtarë të kampionit të botës në boks, në dy versione,  dhe tashmë edhe magazina Ring ka hequr dorë nga ai duke ia marrë çmimin e boksierit të vitit në anketën e vet interne.

Çmimi i magazinës Ring është ndër mirënjohjet prestigijioze që mund të marrë një boksier, por duket se edhe udhëheqësit e kësaj magazinë janë “lodhur” me Furyn.

Për ta mbrojtur këtë çmim, Fury (25 fitore, 18 me KO, asnjë humbje) është dashur të zhvillojë një duel në peshat e rënda me një nga “top-5” boksierët më të mirë të kësaj kategorie, në renditjen e kësaj reviste, gjë që se vështirë mund të realizohet në prill të këtij viti, kur Fury ka shënjestruar rikthimin e tij.

Rikthimi i i “furishëm” i Furyt në ring komplikohet edhe më shumë për shkak të faktit se boksierët më të mirë të peshave të rënda, Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Joseph Parker, Luis Ortiz dhe Alexander Povetkin janë të gjithë të zënë.

Fury ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë publik emrin e kundërshtarit të radhës.

-->