Rinovimin me Napolin, flet agjenti i Elseid Hysajt

Futboll 24 Janar 2020 20:10

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është duke kaluar një moment të mirë me Napolin. Trajneri Genaro Gattuso beson në kualitet e shqiptarit dhe e ka rikthyer atë në 11-shen e parë.

Megjithatë, e ardhmja e mbrojtësit nuk është ende e definuar.

Mario Giuffredi, agjenti i lojtarit në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka folur për situatën e lojtarit “Rinovimi? Kemi biseduar por nuk ka asgjë konkrete, jemi për rinovim por nuk do e presim përgjithmonë Napolin, rinovimi i kontratës duhet të bëhet tani”.

-->