Rio Ferdinand: Ronaldo e ushtronte në stërvitje atë ekzekutim (Video)

Futboll 15 Shkurt 2018 10:38

Lidhur me ekzekutimin e penalltisë nga Cristiano Ronaldo, në ndeshjen e mbrëmshme kundër PSG në Ligën e Kampionëve, ish-bashkëlojtari i portugezit tek Manchester United, thotë se Ronaldo atë mënyrë të ekzekutimit të penalltisë e ushtronte në stërvitje në “Old Trafford”.

U ngritën dilema pas rishikimit të asaj penalltie dhe shumë mendonin se gjyqtari do të duhej ta përsëriste atë njëmbëdhjetëmetërsh, por në të vërtetë ajo gjë vërehej vetëm në xhirimet e ngadalshme të përsëritura.

Rio Ferdinand, dikur bashkëlojtarë me Ronaldo-s tek Manchester United, pranoi se portugezi atë mënyrë të ekzekutimit të penalltisë e kishte ushtruar në stërvitje sa ishte pjesë e “Djajve të Kuq” dhe tha se shpesh bënim shaka me atë gjë. Megjithatë, gjithçka duhet bërë në mënyrë perfekte dhe në momentin e duhur dhe këtë gjë mund ta bëjë kush tjetër pos Cristiano Ronaldo-s.

Mirëpo ish-mbrojtësi i United thotë se, ta bësh në stërvitje si shaka dhe në ndeshje, është gjë tjetër.
“Nuk po them se e ka bërë apo jo me qëllim Ronaldo, por po pranoj se di ta bëjë dhe e kam parë disa herë duke e ekzekutuar në atë mënyrë në stërvitje”, u shpreh Rio Ferdinand.

Në anën tjetër edhe Graham Bell, dikur gjyqtarë në Premier League, pranoi se në rast se topi ka lëvizur dhe gjyqtari e ka parë, atëherë sipas rregullave, penalltia duhet të përsëritet.
Por, Graham nuk mendon se ajo lëvizje aq e vogël, mund të vërehet aty për aty dhe beson se as gjyqtari italian Gianluca Rocchi nuk e kishte parë. /Insporti.com

-->