Rita Ora mbështet haptazi Hamiltonin

Sporte të tjera 12 Dhjetor 2021 13:42

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, i ka dalë në mbështetje pilotit të Mercedes, Lewis Hamilton, përpara garës vendimtare që zhvillohet sot në Abu Dhabi.

“Shkojmë Lewis”, ka thënë Rita Ora në një video të postuar nga Mercedesi, ku personazhe të njohura i japin mbështetje pilotit britanik.

Hamilton sot do tentojë ta shkruajë historinë, duke u bërë piloti i parë që fiton tetë tituj kampion bote në Formula 1.

Por ai do të niset i dyti, pasi Max Verstappen fitoi dje pole-position. Dy pilotët kanë pikë të barabarta dhe gara e sotme, nga ora 14:00, vendos çështjen e fituesit. 

-->