Rita Zeqiri fiton medalje të artë në garën e triatlonit në Tiranë

Tokio2020 13 Qershor 2021 15:44

Rita Zeqiri ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të triatlonit “Tirana Triathlon 2021”, konkurrenca e femrave, që u mbajt sot në Tiranë.

Suksese arriti edhe Albion Ymeri, duke dalë i katërti, kurse Valon Binakaj i shtati, konkurrenca e meshkujve.

Pjesëmarrës ishin garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. /Front Online

-->