Rivaldo ka një mesazh për Neymar

Futboll 23 Prill 2018 12:23

Që prej raportimeve se Neymar nuk është i kënaqur në Paris Saint-Germain dhe e dëshiron largimin, filluan raportimet gjithandej për destinacionin e mundshëm të brazilianit dhe telenovela filloi.

U deklaruan persona të ndryshëm për këtë çështje, derisa së fundmi edhe ish-futbollisti i Brazilit, Rivaldo, ka thënë diçka për këtë çështje.

Madje Rivaldo ka një mesazh direkt për Neymar lidhur me atë, se çfarë duhet të ndërmarrë ai për të ardhmen e tij.

“I kam thënë se mund të bëhej futbollisti më i mirë në botë, por besoj se po qëndroi te Paris Saint-Germain nuk do t’ia dalë”, tha Rivaldo gjatë një interviste për “GloboEsporte”.

Ish-futbollisti i skuadrave si Barcelona e Milan, ka një këshillë për yllin e përfaqësueses së “Selecaos”.

“Ai (Neymar) duhet të largohet nga PSG, pasi në futboll për të qenë më i miri, duhet të luash në Spanjë. Te Barcelona, duke parë situatën, ishte e vështirë për të, sepse Messi është akoma i pari, por nëse ka vërtet mundësi të shkojë te Real Madrid, nuk duhet të mendohet gjatë. Atje, po dhe mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Rivaldo.

Në këtë deklaratë, ku Neymar tek Real Madrid mund të bëhet më i miri në botë, Rivaldo i referohet edhe moshës së Cristiano Ronaldos, që nuk do të mund të luajë për një kohë të gjatë në të njëjtin nivel, përkundër se shumëkush nuk pajtohet me të, pasi CR7 edhe pse është 33 vjeçar, ka një formë fizike mbresëlënëse.

Sido që të jetë, telenovela lidhur me të ardhmen e Neymar, duket se do të vazhdojë gjatë gjithë verës, deri sa nuk kuptohet edhe zyrtarisht, se ku do të jetë sulmuesi brazilian sezonin tjetër. /Insporti.com

-->