Rivaldo thumbon PSG-në dhe futbollin francez

Futboll 17 Maj 2018 11:49

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo, ka bërë një deklaratë thumbuese kundrejt Paris Saint-Germain dhe futbollit francez në përgjithësi.

Braziliani 46 vjeçar, është përfshirë po ashtu në telenovelën e largimit apo jo të Neymar nga PSG, por Rivaldo me deklaratën e tij ka qenë pak më i drejtpërdrejt dhe i ashpër se të tjerët.

Ai ka deklaruar se Neymar nëse qëndron te PSG dhe në Ligue 1 të Francës, nuk do të arrijë kur të fitoj ndonjë trofe të rëndësishëm, qoftë me klubin apo edhe individual.

“Liga e Francës, është një ligë e nivelit të ulët dhe ai (Neymar) luan për një skuadër, e cila nuk ka histori”, kishte thënë fillimisht Rivaldo.

Megjithatë, Rivaldo beson se Neymar 26 vjeç, është në formën e tij optimale dhe duhet të largohet nga Francam në mënyrë që ta kapitalizoj talentin e tij në ndonjë ligë dhe klub të nivelit më të lartë.

“Nëse Neymar nuk largohet nga PSG, ai nuk do të arrij të fitoj asgjë të rëndësishme, e sidomos Ligën e Kampionëve, që është kopmeticioni më i rëndësishëm për t’u fituar”.

“Ligue 1 e Francës, është e një niveli shumë më të ulët në krahasim me LA Ligën spanjolle dhe Premier League në Angli dhe ai po luan për një skuadër që nuk ka histori”, deklaroi ish-reprezentuesi i Brazilit, Rivaldo.

Për transferimin e Neymar, interesim të madh kanë shfaqur dy gjigantët, Real Madrid dhe Manchester United, të cilët janë të gatshëm të paguajnë qindra miliona për sulmuesin brazilian. /Insporti.com

-->