Rivali i Prishtinës, historia dhe njollat e tij

Futboll 11 Qershor 2019 17:46

Prishtina sot është njohur me kundërshtarin e turit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Kundërshtari quhet St Joseph’s dhe është një ndër skuadrat më të vjetra dhe historike të Gjibraltarit, e krijuar në vitin 1912. Vetëm një titull kampion për skuadrën e kaltër, ai i sezonit 1995-1996.

I ka ecur më mirë sa i përket Kupave, pasi ka fituar 9 të tilla (“Rock Cup”). E fundit, në vitin 2013, pra gjashtë vite më parë. Viti më i vështirë ishte ai i sezonit 2013-2014, ku shmangu rënien nga kategoria duke fituar playoff, por sigurisht që ka edhe shumë njolla!

Dalja e parë jashtë kufijve për të luajtur ka qenë në sezonin 2017-2018, pra një vit më parë, kur edhe mori pjesë në Europa League dhe u shkatërrua nga AEL Limassol i Qipros në dy ndeshje (6-0 dhe 4-0, pra në total 10-0), duke regjistruar rezultatin më të thellë.

Megjithatë, dy vite më parë, shpërtheu bomba e trukimeve, teksa dy futbollistë, Esteban Montes (kapiteni) dhe Alberto Montano, u skualifikuan 5 dhe 3 vjet sepse shkelën rregullat mbi bastet: të dy u larguan nga klubi dhe nuk janë më pjesë e tij.