Rizespor “shokon” Fenerbahcen dhe Galatasaray, ky është çmimi milionësh që kërkon për Muriqin

Vedat Muriqi është bërë temë ditore në mediet turke për shkak të ardhmes së tij, shkruan Insporti.com.
Muriqi zhvilloi një super sezon me skuadrën e Rizespori në kampionatin turk duke shënuar 17 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.
Ish sulmuesi i KF Lirisë është duke u kërkuar nga dy gjigantët e futbollit turk, Fenerbahce dhe Galatasaray.
Sipas medieve turke Muriqi e dëshiron një kalim të Fenerbahce por Rizespor është duke rezistuar pasi kërkon nga skuadrat e interesuar për shërbimet e tij të paguajnë më shumë.
Gazetari turk Ali Naci Kuçuk në postimin e tij në Twitter ka shkruar se Rizespori iu ka kërkuar 7 milionë euro Fenerbahces dhe Galatasaray nëse i dëshirojnë shërbimet e reprezentuesit kosovar, transmeton Insporti.com.
????Galatasaray ve Fenerbahçe'nin kadrosuna katmak istediği Vedat Muriqi için Rizespor, 7 milyon euro bonservis bedeli talep etti…
Detaylar yarın @Hurriyet
Sizin yorumunuz nedir bilmiyorum ama bana bir hayli fazla geldi?— Ali Naci Küçük (@AliNaciKucuk) May 31, 2019
Mediet turke ditë më parë kanë raportuar se Fenerbache ka dërguar një ofertë prej dy milionë euro por që është refuzuar nga drejtuesit e Rizesporit.
Muriqi akualisht është i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e kampionatit evropian “Euro2020”. /Insporti.com/