Robert Lewandowski shënoi gol spektakolar – “Jepni Topin e Artë Lewandowskit”

Futboll 23 Nëntor 2021 21:28

Skuadra bavareze, Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Dinamo Kiev me rezultat 2-1, duke vazhduar ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

Gjashtë ditë përpara ndarjes së çmimit për Topin e Artë, Robert Lewandowski shënoi gol spektakolar në stilin gërshërë ndaj Dinamo Kiev.

Lewandowski, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 10 gola në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon, është favorit për Topin e Artë.

33-vjeçari në një intervistë për MARCA kishte thënë se ai ka fituar shumë tituj, meqë ka shënuar shumë gola.

“Mundësia për të fituar Topin e Artë do të thotë shumë për mua, më bën të ndihem krenar”, tha ai për MARCA.

“Nëse shikoni gjithçka që kam arritur, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar kur anuluan ceremoninë, unë kam fituar shumë tituj, kam shënuar shumë gola.
Ndryshe, sulmuesi polak ka shënuar 29 gola në 24 paraqitje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon,

Në fakt, ish-fituesi i Topit të Artë, Luis Suarez Miramontes, është zotuar t’ia dorëzojë çmimin Lewandowskit nëse ai nuk e fiton çmimin këtë vit.

“Jepni Topin e Artë Lewandowskit, dreqi! Përndryshe, unë do t’i jap atij timin” – tha ai.

/Insporti.com

-->