LIVE: Robin Krasniqi është KAMPION BOTE, nokauton Dominic Bosel në raundin e tretë (VIDEO)

Boks 10 Tetor 2020 23:36

Robin Krasniqi është duke zhvilluar luftën ndaj Dominic Bosel për titullin e më të mirit në botë në kategorinë e mesme, shkruan Insporti.

Bosel është kampion bote në kategorinë WBA dhe sonte lufton për ta mbrojtur titullin e tij kundër Krasniqit.

Robin Krasniqi ka treguar formë të mirë sivjet duke fituar disa ndeshje. Sonte është ndeshja e karrierës së tij.

LIVE: Mbyllen dy raundet e para që ishin pozitive për Krasniqin. Bosel tentoi “upper cut”, me Krasniqin që ndryshon qëndrimet nga e majta në të djathtë.

Raundi i tretë. ROBINI KRASNIQI ËSHTË KAMPION BOTE. “Robin” Krasniqi nokauton Bosel.


Krasniqi gjendet për herë të tretë në këtë fazë, ku është një fitore larg të qenit më i miri i botës.

Boksieri shqiptar u fut në ring me këngën “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata.

Ndeshja po transmetohet në Klan Kosova dhe ka filluar në ora 23:15.

-->