Robin Krasniqi: I lumtur që vitin e ri do ta nisi si kampion bote
Boks
31 Dhjetor 2020
20:30

Viti 2020 ishte tejet i suksesshëm për boksierin e mirënjohur nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi.
Ai arriti të shpallet kampion i botës në kategoritë WBO dhe IBO pas fitores ndaj gjermanit Dominic Boesel.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka uruar për festat e fundvitit, derisa shprehet mjaft i lumtur me titullin e fituar këtë vit.
