Robin Krasniqi: Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës – ne jemi kampion bote

Boks 11 Tetor 2020 19:02

Kampioni i ri i botës në  IBO dhe WBA, Robin Krasniqi ka reaguar në rrjete sociale, transmeton Insporti.

Haxhi “Robin” Krasniqi u bë boksieri i parë që shpallet kampion botë, duke arritur këtë fat mbrëmjen e kaluar, ku fitoi në raundin e tretë ndaj Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.



“Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës. Ne JEMI SOT kampion BOTE”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

-->