Rockets barazon serinë me Warriors, Celtics edhe një fitore kundër Bucks

Basketboll 07 Maj 2019 08:25

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors kanë pësuar edhe një humbje në këtë fazë të “play-off”.

“Luftëtarët” pësuan humbje si mysafir në palestrën Toyota Center kundër Houston Rockets me rezultat 112-108.

James Harden shkëlqeu te vendasit me 38 pikë e dhjetë kërcime gjersa te mysafirët më i miri në parket ishte Stephen Curry me 30 pikë.

Tashmë te dyja skuadrat kanë nga një fitore secila gjersa seria bartet në fushën e Oracle Arena.

Ndërkohë, Boston Celtics ka arritur edhe fitoren e tretë në këtë fazë të garës së basketbollit amerikan.

Keltët triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën TD Garden kundër Milwaukee Bucks me rezultat 113-101 dhe me këtë rast, Celtics kanë tri fitore kundrejt një humbje.

Ndryshe, skuadra që arrin numrin e fitoreve katër, shkon vazhdon ëndrrën për titullin e kampionit.