Rodriguez fiton menjëherë zemrat e tifozëve të Evertonit, ja çfarë i bëjnë në rrugë

Futboll 20 Shtator 2020 12:55

Largimi nga Reali i Madridit, për të kaluar te Evertoni, duket se ka qenë vendimi më i mirë për futbollistin kolumbian James Rodriguezit.

Ky i fundit prej kohësh qëndronte në stolin te skuadra madrilene dhe për këtë arsye vendosi t’i bashkohej ish-trajnerit Carlo Ancelottit te Evertoni.

Aventura te skuadra angleze ka nisur në mënyrë shumë të mirë, teksa pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e parë debutuese, kolumbiani ia doli të gjejë rrugën e rrjetës ditën e djeshme në fitoren 5-2 të Evertonit ndaj ËBA.

Me afrimin e Jamesit, duket se janë shumë të gëzuar edhe tifozët e Evertonit. Këta të fundit e kanë ndalur në rrugë lojtarin, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me makinën e tij dhe i kanë dhuruar një shishe uiski. Diçka e veçantë kjo për lojtarin, pas vështirësive që kaloi, ndërkohë që e pranoi menjëherë dhuratën e tifozëve.

-->