Rojo largohet nga Manchester United

Futboll 30 Janar 2020 15:21

Mbrojtësi argjentinas, Marcos Rojo është tramsferuar në klubin argjentinas Estuidiantes, në formë huazimi transmeton Insporti.com

Rojo, i cili ju bashkua Manchester United në verën e 2016 nga Sporting Lisbona për 16 milionë euro, nuk është paraqitur për “djajtë e kuq” që nga nëntori i vitit të kaluar.

Mbrojtësi është kthyer në vendlindje në mënyre që të rris shanset për një thirrje nga kombëtarja e Argjentinës, për Kupën e Amerikës që mbahet këtë verë.

Marcos Rojo është paraqitur vetëm në tri ndeshje për Manchester United këtë sezon.

-->