Roland Garros: Mbyllet raundi i parë, ja rezultatet kryesore

Tenis 30 Shtator 2020 08:46

Është mbyllur raundi i parë i grand slam të Roland Garros, teksa në Paris janë luajtur ndeshjet e fundit.

Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, avancon më tej pas fitores 3-0 (6-0, 6-2, 6-3) ndaj suedezit M.Ymer. ndeshje e dominuar nga Djokovic, që tregoi një formë të mirë. Në raundin e dytë avancon edhe kanadezi Denis Shapovalov, që mundi 3-1 francezi n G.Simon, ndërsa italiani Matteo Berrettini mposhti kandezin V.Pospisil.

Në ndeshjet e tjera për meshkuj, spikat torja e grekut Stefanos Tsitsipas, 3-2 ndaj spanjollit J.Munar, ndërsa bullgari Grigor Dimitrov mposhti 3-0 francezin G.Barrere.

Te femrat, çekja Karolina Pliskova toi 2-1 ndaj egjiptianes M.Sherif (6-7, 6-2, 6-4), tore me përmbysje e numrit 3 në botë. më tej avancon edhe bjellorusja A.Sabalenka, që mundi 2-0 amerikanen J.Pegula, ndërsa tenistja amerikane Sloane Stephens eliminoi rusen V.Diatchenko, duke fituar 2-0.

-->