Roma argëtohet kundër Trabzonsporit – me Mourinhon skuadra po funksionon më ndryshe

Futboll 26 Gusht 2021 23:20

Roma ka fituar me rezultat 3-0 kundër Trabzonspor, duke arritur kështu në fazën e grupeve të Conference Ligës.

Gjithçka ishte e lehtë në sfidën e dytë për ekipin e Jose Mourinhos që vinte pas suksesit në Turqi me shifrat 2-1. Cristante hapi serinë e golave në minutën e 20-të, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kryeqytetasve.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit realizuan edhe dy herë të tjera me anë të Zaniolos dhe El Shaarawy-t, të cilit i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Skuadra verdhekuqe doli nga stadiumi mes duartrokitjeve për prezantimin dinjitoz.Interesant ishte fakti se goli i Zaniolos u prit mirë edhe nga shokët e skuadrës, pasi pas 400 ditësh talenti i Romës gjeti golin gjë që mungonte që nga 22 korriku i vitit 2020.

-->