Roma arrinë marrëveshje me sulmuesin nga Uzbekistani

Pas vështirësive për të arritur te iraniani Sardar Azmoun, Roma ka gjetur sulmues në Serinë A, pasi ka arritur marrëveshjen me Genoan për transferimin e 26-vjeçarit nga Uzbekistani, Eldor Shomurodov.
Ky i fundit pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian mëngjesin e të shtunës dhe të kryejë vizitat mjekësore para se të firmosë kontratën me verdhekuqtë e të nisë përgatitjet nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Sipas mediave italiane, transferimi i Shomurodov bëhet mbi bazën e huazimit për shifrën e 2.5 milionë eurove, me Romën që ruan edhe të drejtën e blerjes për 17.5 milionë euro në fund të sezonit.
Nga ana tjetër futbollisti do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset mbi paraqitjet, golat e shënuar dhe objektivat e arritur.
Me konfirmimin e Edin Dzekos dhe transferimin e Shomurodov, Roma “blindon” repartin e avancuar dhe pritet të përqendrojë vëmendjen në afrimin e një mesfushori, me Granit Xhakën që është i përzgjedhuri i Jose Mourinhos.