Roma – Atalanta, notat e lojtarëve

Futboll 22 Prill 2021 22:21

Ndeshja direkte për kualifikim në Ligën e Kampionëve mes Romas dhe Atalantas ka përfunduar me barazim 1-1, ndeshje e zhvilluar në kuadër të xhiros së 32’të në Seria A.

Skuadra e Atalantas kishte avancuar pas golit të Malinovsky në minutën e 26’të, kurse Christante barazoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 75’të nga një distance prej 30 metrash.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti, ishte një nga më të mirët në fushë ku edhe zhvilloi 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.2.

Lojtari më i mire i ndeshjes ishte golashënuesi i Romës, Cristante. Ai u vlerësua me notën 8.2.

Berat Gjimshiti këtë edicion ka zhvilluar 27 paraqitje duke qenë I pa kontestueshëm në 11-she të pare. /insporti.com/

-->