Roma “bllokon” portierin e saj

Futboll 14 Shkurt 2018 08:50

Roma dëshiron ta fusë një klauzolë lirimi prej 90 milion euro në kontratën e portierit të vet, Alisson Becker, në tentim për ta larguar interesimin e skuadrave të mëdha, raporton “Calciomercato.com”.

Liverpool dhe Real Madrid, janë skuadrat të cilat kanë shfaqur interesim në afatin kalimtar të verës së kaluar për portierin romak. Flitet se gjiganti spanjoll është i gatshëm të paguaj plotë 50 milion euro për të, por Roma është duke tentuar t’ia rrisë pagën brazilianit në 5 milion euro, nga 1.5 milion sa merr për momentin në sezon.

Mirëpo përveç rritjes së pagës, ekipi romak do të caktoj po ashtu edhe një klauzolë prej 90 milion euro, e cila vlen për klubet jashtë Serie A, që janë të interesuara në sigurojnë shërbimet e portierit 25 vjeçar. /Insporti.com

-->