Roma dhe Xhaka arrijnë marrëveshje personale

Futboll 10 Qershor 2021 18:28

Roma është në negociata të avancuara me Arsenalin për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka.

Klubi i Seria A thuhet se është shumë afër të mbyll marrëveshjen me Arsenal që thuhet se kërkon 25 milionë euro.

Sipas “Sky Sports”, marrëveshja personale mes shqiptarit dhe Romës është arritur.

Xhaka, ishte kërkesë e trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho, që mori drejtimin e klubit në maj.

Ish trajneri i Tottenhamit kuptohet se është admirues i Xhakës dhe para dy viteve ka thënë: “Është lojtari më i rëndësishëm në mesfushën e Arsenalit. Është vërtetë lider”.

Xhaka iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për 30 milionë euro.

Ai ka bërë 31 paraqitje në Premierligë edicionin 2021/21 duke shënuar një herë dhe ka zhvilluar me shumë se 160 ndeshje që nga arritja para pesë viteve.

28-vjeçari ishte pranë largimit nga “Emirates” në janarin e vitit 2020, pas interesimit të Hertha Berlin, por vendosi të vazhdojë qëndrimin te klubi londinez.

Ndërkohë, edhe Arsenal ka gjetur pasuesin e shqiptarit ngase duan transferimin e Ruben Neves ose Ben White.

-->