Roma “fluturon” me Dzekon, kapiteni vendos në “Olimpico”

Futboll 18 Tetor 2020 22:58

Roma arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme pasi kaluan me rezultatin 5-2 Beneventon në “Olimpico”. Përpos situatës jo të mirë në klub të besuarit e Paulo Fonsekës morën tre pikët, edhe pse patën disa luhatje gjatë sfidës.

Në fakt ishin djemtë e Pipo Inzaghit që e zhbllokuan ndeshjen, falë golit të Caprarit në minutën e 5-të të takimit. Megjithatë, romakët e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë, e cila u mbyll në shifrat 2-1.

Me fillimin e pjesës së dytë Benevento shënoi prapë me Lapadulën, i cili shënoi me penallti. Më pas shfaqjen e mori Dzeko që sonte shënoi dy golat e tij të parë në Serie A për këtë sezon.

Ndeshjet e tjera – Ajo që ra në sy sot ishte ndeshja mes Bolognas dhe Sassuolos. Një sfidë e çmendur, e cila përfundoi në shifrat 3-4 për miqtë. Berardi, Djuricic, Caputo dhe autogoli i Tomiyasu ishin ato që i dhanë tre pikët Sassuolos, transmeton abcnews.al

Ndërkohë ndeshjet e tjera përfunduan me barazimin e Spezias dhe Fiorentinës në shifrat 2-2. Torino u mposht në shtëpi 2-3 nga Cagliari, ndërsa Udinese fitoi kundër Parmës 3-2.

-->