Roma futet në garë për yllin e United

Futboll 07 Maj 2021 14:26

Pas Juventusit edhe Roma është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, holandezit Donny van de Beek, ka raportuar të premten “Calciomercato”.

Van de Beek pritet të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij sezoni pasi nuk ka arritur të adaptohet në Premier Ligë dhe Roma është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori holandez iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Ajaxi për 44 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme. Ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 33 ndeshje, në të cilat është aktivizuar kryesisht nga banka e rezervistëve.

24-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Insporti.com/

-->