Roma i vendos ultimatum Arsenalit për ofertën ndaj Granit Xhakës

Futboll 01 Gusht 2021 10:54

Negociatat për transferimin e Granit Xhakës kanë arritur në një pikë ku po duket i vështirë përparimi më tej drejt firmës në kontratë.

Shkak për këtë janë bërë paratë. Arsenali kërkon plot 25 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin shqiptar, por një shifër e tillë duket e ekzagjeruar nga Roma. Këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 15 milionë euro.

Verdhekuqtë kanë hyrë në një luftë me kohën, prandaj edhe i kanë vendosur afat “topçinjve”.

Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të presë për një përgjigje pozitive deri në datën 15 gusht.

Pas kësaj date drejtuesit e klubit italian do të shqyrtojnë edhe alternativa të reja në merkato për të plotësuar mesfushën.

-->