Roma interesohet për të padëshiruarin e Lampardit

Futboll 05 Gusht 2019 19:31

Roma është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Chelseat, Davide Zappacosta, raporton Corriere della Sera.

27-vjeçari është përfolur për një transferim jashtë Anglisë pasi trajneri i ri i të kaltërve, Frank Lampard nuk e sheh si pjesë e planeve të tij.

Kështu që Roma është optimiste se do të arrijë të blejë mbrojtësin me eksperiencë për të përforcuar prapavijën në prag të sezonit të ri.

Zappacosta ka që prej vitit 2017 që luan në Londër dhe ka bërë vetëm katër paraqitje gjatë sezonit të fundit.