Roma konfirmon largimin e Fonsecës në fund të sezonit
Futboll
04 Maj 2021
12:55

AS Roma ka njoftuar se trajneri portugez, Paulo Fonseca në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi, shkruan Insporti.com.
Klubi italian këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për shytp në rrjetet sociale.
“Klubi njofton se trajneri, Paulo Fonseca do të largohet në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e skuadrës romake.
Roma këtë sezon ka grumbulluar 55 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë.
Fonseca para se të merrte pozitën e trajnerit të Romës, ishte trajner në klubin e madh portugez, FC Porto. /Insporti.com/