Roma luan baras por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Futboll 27 Shkurt 2020 21:00

Romës i ka mjaftuar një barazim 1:1 ndaj skuadrës së Gentit për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Krejt kjo fal fitores në takimin e parë në “Olimpico” me rezultatin 1:0.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë gjeti vetën në disavantazh në minutën e 25’, kur Jonathan David shënoi për 1:0.

Rezultatin e barazoi ylli i Romës, Justin Kluivert, vetëm katër minuta më vonë, kur luhej minuta e 29’.

Tashmë, ‘Giallorossi’ do të presin për të mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e 1/16-ës së finales.

-->