Roma – Milan: Formacionet zyrtare

Futboll 03 Shkurt 2019 19:38

Roma dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

‘Rossonerët’ janë mysafirë të ‘Giallorossëve’ në kryendeshjen e javës së 22-të të Serie A që zhvillohet në Olimpico nga ora 20:30.

Skuadra e Gennaro Gattusos vjen pas një serie pozitive me dy fitore e një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, djelmoshat e Eusebio di Francescos gjithashtu në kampionat po përjetojnë formë të mirë me tri fitore e një barazim në katër ndeshjet e fundit dhe presin fitore para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Olsen; Karsdorp, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Lorenzo Pellegrini; Schick, Zaniolo, Florenzi; Dzeko

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu