Roma mposht Atalantan, merr tri pikë në Bergamo

Futboll 18 Dhjetor 2021 16:59

Atalanta dhe Roma zhvilluan derbin e ditës së shtunë në elitën e futbollit italian Serie A, ku këta të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 1-4, shkruan Insporti.

Romakët kaluan në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, me Tammy Abraham që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 27’ të ndeshjes, Nicolo Zaniolo dërgoi topin në rrjetë, për dyfishimin e epërsisë së ‘Giallorossi’.

Atalanta reagoi me Luis Muriel në minutën e 45+1’, por nuk arriti të bënte më shumë në këtë ndeshje.

Roma në anën tjetër deri në fund të ndeshjes gjeti edhe dy herë golin. Fillimisht, Smalling shënoi për 1:3 në minutën e 72’, derisa Abraham me golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën vendosi shifrat finale 1:4.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti (6.4) ishte titullar por u zëvendësua në pjesën e parë, derisa Marash Kumbulla është në bankën rezervë dhe u inkuadrua në minutat e fundit shtesë të ndeshjes dhe nuk ishte mundësia për vlerësim.

Roma tashmë shkon në 31 pikë për pozitën pesë, derisa Atalanta mbetet me 37 pikë në pozitën e tretë.

/Insporti

-->