Roma mposht me mjaft vështirësi ekipin e fundit në tabelë

Futboll 15 Dhjetor 2019 20:27

Futbollistët e SPAL kanë pësuar edhe një humbje në kampionatin italian kundër Romës si mysafirë me rezultat 1:3, ndonëse kaluan të parët në epërsi dhe kështu vazhduan të komplikojnë edhe më shumë gjërat sa i përket luftës së tyre për ekzistencë në Serie A.

Të përzgjedhurit e trajnerit të skuadrës romake Paulo Fonseca nuk e nisën mirë takimin në “Olimpico”, duke pësuar gol në minutën 44 nga penalltia përmes Andrea Petagna.

Trajneri i Romës në pjesën e dytë bëri dy zëvendësime duke vendosur Nikola Kalinic dhe Henrikh Mikhitaryan në lojë, gjë e cila ndikoi që skuadra e tij të rimarrë veten në fushë dhe të shënojë në fund fitore.

Pellegrini në minutën 53 barazoi shifrat në 1:1, ndërsa Perotti 13 minuta më vonë solli në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje Romën me golin e shënuar nga penalltia.

Mikhitaryan shënoi për 3:1, shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, duke i siguruar Romës fitoren e 9-të në këtë edicion garash dhe vendin e katërt në tabelë me 32 pikë, tre më shumë se Lazio një pozitë më poshtë.

SPAL mbetet në fund të tabelës me 9 pikë nga 16 xhiro të zhvilluara deri më tash.

-->