Roma mposht Zoryan, kështu u vlerësua Kumbulla

Futboll 25 Nëntor 2021 23:06

Roma ka marrë një fitore të lartë (4-0) përballë FK Zorya Luhansk, në kuadër të raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.com.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqitë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili edhe kompletoi ndeshjen deri në sekondin e fundit.

Reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 6,9 nga “Sofascore”.

Për skuadërn e Jose Mourinhos, serinë e golave e hapi Carles Perez (15’), për të vazhduar me Nicolo Zaniolo, i cili e dyfishoi epërsinë (33’).

Jordan Veretout dështoi nga penalltia dhe me epërsi prej dy golash të Giallorossëve skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë doli në skenë sulmuesi anglez Tammy Abraham, i cili i realizoi dy gola (46’ dhe 75’).

Pas kësaj fitore Roma mban vendin e dytë në Grupin C me dhjetë pikë, një më pak se lideri Bodoe/Glimt.

-->