Roma nuk ndalet, sapo ka zyrtarizuar edhe një përforcim (Video & Foto)

Futboll 06 Qershor 2018 20:57

Janë pak më shumë se dy javë që nga mbyllja e sezonit në Serie a, por Roma e ka nisur me vrull afatin kalimtar të verës.

Klubi nga kryeqyteti italian pasi zyrtarizoi blerjen e Ante Coric dhe mbrojtësit Marcano, sot ka kryer një tjetër transferim.

Romakët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mesfushorit Bryan Cristante, futbollist i cili luante te Atalanta, mirëpo 23 vjeçari ka dalë nga akademia e Milan.

Atakanta do të marrë menjëherë 5 milionë euro nga huazimi, ndërsa pas 2 sezonesh do të aktivizohet në mënyrë të pakundërshtueshme e drejta e blerjes për 25 milionë euro të tjera.

Nga ana tjetër, Cristante ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare, me një pagë prej dy milionë euro për sezon, pa përfshirë edhe shpërblimet.

Mesfushori 23 vjeçar, ishte një nga lojtarët më të spikatur sezonin e fundit te zikaltrit e Atalantas, kurse shërbimet e tij i kërkonin shumë skuadra tjera, mirëpo në fund ishte Roma më këmbëngulësja, që ia doli të marrë në kryeqytet Bryan Cristanten. /Insporti.com

-->