Roma përsëri gabon në luftën për Evropë – merr një pikë ndaj Udineses në minutat e fundit

Futboll 13 Mars 2022 20:25

Skuadra e Romës po rrezikon seriozisht paraqitjen e saj në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

‘Giallorossi’ kanë lëshuar pikë edhe në ndeshjen e Serie A kundër Udinese, duke luajtur baras me rezultatin 1:1.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15’, me golin e Molina.

Pas një harkimi nga korneri, topin e kthyer jashtë zone e goditi fuqishëm Molina, i cili e la të mposhtur portierin e Romës.

Romakët tentuan deri në fund të rikthenin rezultatin në favorin e tyre. Këtë e arritën vetëm në mintuën e 94′, kur morën një penallti në favor të tyre.

Pellegrini e konvertoi penalltinë në gol, duke bërë që kryeqytetasit të marrin një pikë me vete në Romë.

Me këtë barazim Roma shkon në 48 pikë të grumbulluara në pozitën e gjashtë, por i jep mundësi Fiorentinës e Lazios për të tejkaluar, pasi ato kanë dy pikë e një ndeshje më pak.

Udinese merr pikën e 30-të në Serie A këtë edicion.

-->