Roma i dërgon “selam” Mohamed Salah

Reagimet pas shortit po vijnë gjithandej, derisa edhe skuadra e Romës përpos reagimeve të trajnerit dhe kapitenit, në faqen e tyre në “Twitter”, ka postuar një “selam” për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah.
Salah deri verën e kaluar kur u transferua tek Lioverpool për 42 milionë euro, kishte qenë lojtarë i Romës dhe shorti përcaktoi që pa kaluar as një sezon i plotë që nga largimi i tij nga “Olimpico”, do të kthehet përsëri atje, por kësaj here si kundërshtarë.
Roma në faqen e saj në “Twitter” postoi një foto të Salah në fanellën e Romës me një mesazh mjaft pozitiv kundrejt egjiptianit.
“Do të jemi kundërshtarë për 180 minuta, por çfarëdo që të ndodh, ne do të mbesim miq përgjithmonë. Me padurim presim të takohemi përsëri me ty, Mo Salah”.
Salah më herët ishte shprehur se kishte kaluar dy vite të mrekullueshme tek Roma dhe se tifozët kanë qenë fantastikë me të, pasi i kanë dhuruar gjithmonë dashuri dhe respekt. /Insporti.com
We’ll be opponents for 180 minutes, but whatever happens we’ll remain friends for life. Looking forward to seeing you again, @22mosalah! ?#ASRoma #UCL #RomaLiverpool pic.twitter.com/eo0Rm4VWW9
— AS Roma English (@ASRomaEN) April 13, 2018