Roma rrëqethet nga shifrat e Messi-t

Futboll 16 Mars 2018 14:28

Me t’u kuptuar përballja Barcelona – Roma, njëra nga ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, skuadra italiane ka shpresuar më shumë për një kundërshtarë si Sevilla, pasi dueli me Barcelonën, i fut frikën edhe ekipeve më të mëdha evropiane.

Fati nuk ishte në anën e Romës dhe tani “Gialloross-ët”, duhet të gjejnë alternativën se si ta ndalin lojtarin më të rrezikshëm të Barçes, argjentinasin Lionel Messi.

Messi deri më tani ka një statistikë të frikshme në përballjet me ekipet italiane, me 12 gola të shënuar në 19 ndeshje, gjë e cila fut drithërima qysh tani në mbrojtjen e ekipit romak.

Ndeshja e parë a tyre zhvillohet më 4 prill në “Camp Nou”, aty ku herën e fundit që u takuan, italianët e Romës u dërmuan me rezultat 6-1 nga katalanasit.

Përndryshe skuadrat në fjalë, janë ndeshur vetëm 4 herë deri më tani, ku secila ka nga një fitore dhe në dy raste, ndeshja ka përfunduar me barazim. /Insporti.com

-->