Roma shënon fitore me përmbysje

Futboll 11 Shkurt 2018 21:51

Roma ka shënuar fitore prej 5:2 ndaj Beneventos, për të kaluar Lazion në renditje të Serie A.

Skuadra romake është kthyer në vendin e katër të Serie A, pas fitores me rezultat të merituar ndaj Beneventos 5:2.

Golat për vendësit shënuan Fazio, Dzeko, Under dhe Defrel, ndërsa për mysafirët Guilherme dhe Brignola.

Pas kësaj fitoreje Roma ngritët në pozitën e katërt më 47 pikë, një më shumë se sa Lazio në vendin e pestë dhe një më pak se sa Inter në vendin e tretë.

-->