Roma synon mesfushorin e Los Blancos

Futboll 27 Mars 2018 08:53

Prej se u transferua tek skuadra e Real Madrid në vitin 2015, mesfushori 23 vjeçar nuk është se ka pasur edhe minuta dhe ndeshje të shumta për ekipin madrilenë.

Për këtë arsye, ai po e shikon opsionin e rikthimit të tij në Serie A dhe për të ka një interesim nga skuadra e Romës, ku drejtori sportiv i romakëve, Monchi, është shprehur se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të transferuar kroatin Mateo Kovacic në “Olimpico”.

Duke parë përgatitjet e Real Madrid për ndryshimin drastik në ekip gjatë verës, largimi i kroatit Kovacic edhe është i mundshëm, mirëpo Roma për 23 vjeçarin ka konkurrencë edhe nga ekipet tjera italiane si Milan e Inter.

Kovacic, pikërisht nga Inter, ku qëndroi për dy sezone, kaloi në “Santiago Bernabeu” dhe një rikthim i tij në Serie A edhe mund të ndodh, por sa është i gatshëm kroati të kthehet tek ish-skuadra e tij nuk dihet dhe varet se a do të kërkojë ndonjë aventurë të re. /Insporti.com

-->