Roman Abramovich do të zgjedhë vetë pronarin e ardhshëm të Chelseat

Futboll 19 Mars 2022 22:11

Pronari i sanksionuar i Chelseat, rusi Roman Abramovich do të ketë vetë fjalën e fundit për shitjen e klubit anglez.

Abramovich, i cili është përjashtuar si drejtor nga Liga Premier, nuk mund të fitojë asnjë qindarkë nga shitja e klubit nga Stamford Bridge.

Megjithatë, ai mbetet në krye të vendimit kyç për të vendosur se kush do të bëhet pronari i ardhshëm i Chelseat.

Duke folur për The Sun, ofertuesi i Bluve, Nick Candy, ka zbuluar gjithçka rreth situatës.

“Megjithëse është një klub i sanksionuar, Roman merr vendimin se ku do të shitet”, ka thënë fillimisht Candy.

“Njerëzit mund të mos e pëlqejnë këtë, por klubi është ende i tij – është i sanksionuar – por është klubi i tij”.

“Gjithçka që më intereson është para së gjithash, kushdo që përfundon me klubin duhet të vendosë tifozët përpara dhe në qendër”, përfundoi ai.

-->