Romano: Mourinho trajner i ri i Tottenham

Futboll 19 Nëntor 2019 21:28

Tottenham Hotspurs janë duke e konsideruar trajnerin portugez, Jose Mourinho për ta emëruar në bankinën e klubit, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, shkruan Insporti.com.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetin e tij social Tëitter, se Tottenham është duke e konsideruar Mourinhon si trajner të ri dhe se portugezi është i hapur për këtë mundësi.

“Tottenham janë duke e konsideruar Jose Mourinho si trajner të ri, pas shkarkimit të Pochettinos. Dhe Jose do të jetë i hapur për të filluar bisedimet me Spurs. Daniel Levy (presidenti i klubit) do të vendos në orët e ardhshme”, ka shkruar Romano, transmeton Insporti.com.

 

Gjiganti anglez para pak orësh njoftoi se ka shkarkuar trajnerin argjentinas, pas rezultateve të dobëta në Premier Ligë këtë sezon. Në 12 ndeshje të zhvilluara, “Gjelat” renditen në pozitën e 14 me 14 pikë.

Ndryshe, Mourinho është i pa punë që pas shkarkimit nga Manchester United. /Insporti.com/

Tottenham shkarkon Mauricio Pochettino

 

-->