Ronaldinho do të lirohet nga arresti shtëpiak

Futboll 01 Gusht 2020 15:07

Ronaldinho do të lirohet pas katër muajve të kaluar në arrest shtëpiak, ndërsa po pres vendimin për rolin e tij në skandalin me pasaporta false, shkruan “The Sun”.

Ish-futbollisti më i mirë në botë është duke vuajtur burg shtëpiak për disa javë tash në Paraguai.

Ai dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira janë arrestuar më 5 mars pasi kishin përdorë pasaporta false për hyrje në Paraguai.

Ata ishin larguar nga burgu dhe ishin vendosur në arrest shtëpiak në Asuncion të Paraguait, pas pagimit të dorëzanisë në vlerë 1.2 milionë funte.

Vëllezërit do të lirohen nga arresti shtëpiak dhe prokurorët do të vendosin për hapat e ardhshëm. Ronaldinho dhe vëllai i tij po hetoheshin nga autoritetet paraguaiane edhe me akuzë për pastrim të parave.

-->