RONALDO barazon rezultatin, arrin rekordin historik

Është duke u zhvilluar ndeshja kryesore e xhiros së fundit në Grupin F, Portugalia kundër Francës.
Portugalia ka arritur të kaloj në avantazh me golin e Cristiano Ronaldos nga pika e penaltisë në minutën e 30’të.
GOLI I RONALDOS:
Franca ka barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë. Nelson Semedo fauloi Kylian Mbappen në zonën e rrezikshme dhe i saktë nga pika e bardhë u tregua Karim Benzema.
Franca ka kaluar në epërsi për herë të parë në minutën e 47-të. Një asistimi perfekt nga Paul Pogba u kapitalizua nga Karim Benzema i cili mposhti Rui Patricion.
Cristiano Ronaldo shënuar golin e dytë të mbrëmjes, përsëri nga pika e bardhë për të barazuar rekordin historik të Ali Daei, për më së shumti gola me kombëtare në histori (109).
/Insporti.com/