Ronaldo befason të gjithë me biznesin e ri

Futboll 20 Mars 2019 13:18

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t’ju shohë tullac. Ai ka hapur një klinikë të re për transplantimin e flokëve në Spanjë.

Portugezi së bashku me të dashurën Georgina Rodriguez kanë bërë të hënën hapjen e kësaj klinike.

Ronaldo ka thënë se imazhi është i rëndësishëm për të dhe se ai dëshiron të sigurohet që njerëzit e tjerë të kenë më shumë kontroll mbi mënyrën se si duken.

Ylli i Juventusit e ka inauguroi në Madrid një qendër për transplantimin e flokëve, qerpikëve dhe mjekrës.

Por, ai nuk është pronar i vetëm i këtij biznesi ku të tij janë vetëm 50 për qind të aksioneve.

Biznesi që pritet të sjell miliona euro të hyra ka mbetur në duart e Georgina Rodriguez për shkak se Ronaldo ka angazhime në Itali te Juventusi.

Vlen të përmendet se Spanja është vendi i dytë ku njerëzit vuajnë nga humbja e hershme e flokëve.