Ronaldo bën ‘ligjin’ në Ligën e Kampionëve – barazon rekordin e Raulit, thyen atë të Messit

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur rekorde të reja në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.com.
Ronaldo ishte realizator i një goli në fitoren e Juventusit prej 3:0 në “Allianz Arena” ndaj skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen.
Asi portugez shënoi golin e tretë dhe kështu ka shënuar golin e 127-të në Ligën e Kampionëve. Një tjetër arritje është bërë futbollisti i parë që shënon kundër 33 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve, duke ia kaluar rivalit të tij, Lionel Messi. Ky është sezoni i 14 radhazi që shënon gol në kuadër të kësaj gare evropiane.
Ndërsa, është barazuar me ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Raul Gonzalez. Edhe legjenda spanjolle, tashmë i pensionuar ka shënuar kundër 33 skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.
▪️ Overtakes Iker Casillas for most #UCL wins in history (102)
▪️ Equals Raul for most UCL opponents scored against (33)
▪️ Scores in 14th consecutive UCL seasonThe Champions League belongs to Cristiano Ronaldo ✨ pic.twitter.com/0RZd7G1nf9
— B/R Football (@brfootball) October 1, 2019
Një tjetër arritje e yllit portugez është se ka kaluar Iker Casillas me më shumti fitore në histori të Ligës e Kampionëve, gjithsej 102.
Ronaldo me paraqitjen e sontme ka bërë 167 paraqitje në garën më të fortë evropiane për klube. /Insporti.com/
Cristiano Ronaldo ??? #JuveB04
✅ Now scored against 33 clubs #UCL
✅ Equals Raul’s record
✅ Passes Lionel Messi (32)
✅ 127 #UCL goals!— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) October 1, 2019