Ronaldo blen klub futbolli edhe në këtë shtet

Futboll 08 Nëntor 2019 16:40

Legjenda braziliane Luis Nazario De Lima, i njohur si Ronaldo, ka vendosur të blejë një tjetër klub.

Ronaldo tashmë ka në pronë 51 për qind të aksioneve te Real Valladolidi dhe shumë shpejt pritet të blejë edhe një tjetër klub, tani në Portugali.

Ronaldo e ka zbuluar vendim  të tij në një konferencë në Lisbonë. “Unë jam duke kërkuar një tjetër klub të ri për ta blerë. Në fillim isha i përqendruar në Premierligë, por do të më duhej një buxhet më i madh për atje. U ktheva në Portugali dhe ende jam në kërkim të një klubi për të investuar”, ka deklaruar fenomeni Ronaldo.