Ronaldo brengos të gjithë, ankohet për lëndim (Video)

Futboll 04 Mars 2018 10:48

Cristiano Ronaldo në ndeshjen e djeshme që Real Madrid e fitoi kundër Getafe-s me rezultat 3-1, kishte shënuar dy gola.

Pas shënimit të golit të dytë në minutën e 78-të, portugezi u zëvendësua menjëherë me Marco Asensio-n nga trajneri Zidane, i cili duket se nuk dëshiroi ta rrezikonte më shumë super yllin e tij, për ndeshjen e dytë që “Los Blancos” e luajnë kundër PSG-së të martën në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë Ronaldo duke u larguar nga fusha drejt bankës në mesin e duartrokitjeve për të nga të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, u kap nga kamerat teksa u ul në stol dhe filloi t’i tregonte staff-it mjekësor për një shqetësim që kishte në këmbën e tij.

Mjekët e Real Madrid reaguan menjëherë duke vendosur akull mbi këmbën e Ronaldo-s dhe mesa duket portugezi nuk pati ndonjë shqetësim serioz, që do t’i rrezikonte mosparaqitjen në ndeshjen kundër PSG-së të martën. /Insporti.com

-->