Ronaldo dhe Georgina dalin për ‘shopping’, bukuroshja e portugezit mahnit me format trupore
Futboll
06 Gusht 2018
10:47

Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, dhe gruaja e tij Georgina, tashmë kanë nisur një jetë të re, shkruan Insporti.
Portugezi u transferua në këtë verë nga Real Madridi në Juventus për 112 milionë euro ndërkohë që tashmë ka nisur që të “njoftohet” me Italinë.
Ronaldo dhe Georgina së fundmi kanë bërë ‘shopping’ në Milano derisa nuk kanë munguar fotografitë e shumta të shkrepura nga njerëzit që i kanë parë nga afër.
Çifti në fjalë janë dukur për mrekulli teksa Georgina me pantallona të shkurtra i ka shfaqur format perfekte trupore. /Insporti.com/