Ronaldo dhe miqtë e tij, mbase më të famshëm se ai (FOTO)

Futboll 11 Shtator 2019 21:40

Cristiano Ronaldo është një yll i vërtetë, jo vetëm në futboll. Shumë vetë e urrejnë në distancë, sepse e mendojnë si egoist, mendjemadh etj., por në fakt nuk është aspak kështu. Për një njeri me famën e tij, gjithçka do të ishte e justifikueshme, por ana njerëzore e CR7 ka dalë në pah me dhjetëra herë.

Donacionet e ndryshme të bamirësisë janë pjesa më domethënëse në këtë drejtim, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e ka pasur për gjë të ndalojë edhe autobusin e kombëtares, makinën personale, apo diçka tjetër, për t’i dhënë autograf e bërë foto me një fëmijë të vogël, që e adhuron.

Nuk mungojnë edhe fotot me personazhe të njohur, po aq sa ai, aktorë e sportistë.

Cristiano Ronaldo është mik me të gjithë, edhe me ata, që (mbase) janë më të famshëm se ai. Nga Jordan, Rihanna, Julia Roberts, Jeniffer Lopez…, disa nga fotot që tregojnë se ylli portugez është… tokësor si njeri, edhe pse me aftësi gati mbinatyrore si futbollist.