Ronaldo dhuron spektakël në stërvitjen e parë me Juventusin (VIDEO)

Futboll 31 Korrik 2018 21:39

Cristiano Ronaldo duket se i ka shijuar në maksimum pushimet pas Botërorit të Rusisë, dhe është rikthyer më në formë se kurrë në stërvitje me “Zonjën e Vjetër”.

Portugezi shkeli për herë të parë sot në barin “torinez”, dhe filloi stërvitjen normalisht me shokët e ri të ekipit; Dybala, Bentacur, Cuadrado, Costa e Higuain.

CR7 në një moment goditjesh drejt portës, godet shtyllën nga vija e 16 metrave, dhe më pas, me topin ende në ajër, vrapon e gjuan me shpatull dhe shënon.

Spektakli që e karakterizon, duket se nuk do i mungojë as në Torino portugezit, që la Realin pas nëntë viteve, ku fitoi 16 trofe – shënoi 450 gola në 438 paraqitje. /Insporti.com/

-->